Ne mund të angazhohemi në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit e deri në zbatimin e projektit hidroteknik për vepra të të gjitha madhësive, duke filluar nga instalimet hidraulike e hidrosanitare për vilën, apartamentin apo biznesin tuaj e deri tek rrjeti i ujësjellësit për qytetin apo fshatin tuaj. Realizojmë ndërtimin e impianteve të ndryshëm për trajtimin e ujit të pijshëm, përpunimit të ujërave të ndotur, rrjetin e kanalizimeve të ujërave siperfaqësore, rrjetin e kanaleve vaditëse, digat, tunelet hidroteknike, rezevuaret për vaditje apo skemën e mbrojtjes nga përmbytja nga lumenjtë apo deti. Kompleksiteti apo mungesa e një projekti referencë të meparshëm në historinë e zhvillimit të vendit tonë nuk e bën realizim e një projekti të veçantë që zgjidh problemet e brezave të ardhshëm të pamunduar për ne. Kemi krijuar lidhje dhe bashkëpunojmë me ekspertë dhe shoqëritë me eksperiencë botërore përkatëse për të ofruar një zgjidhje optimale.
© 2023 LLAZO | Made with by: ACS