Ekipi i zhvillimit të pronës merr përsipër projektimin, financimin, ndërtimin dhe menaxhimin, më vete apo të gjitha shërbimet së bashku, për zhvillimin e projekteve rezidenciale, edukative, komerciale, mjekësore apo industriale për klientët e sektorit publik dhe privat.
Shërbimet tona fillojnë pikësëpari me menaxhimin e projekt idesë, studimin e fizibilitetit, zgjidhjes së dokumentacionit të
pronësisë, ndikimit mjedisor dhe më pas me projektimin arkitektonik dhe inxhinierik duke bërë të mundur që ne të ofrojmë një
shërbim gjithpërfshires, novator dhe të paanshëm. Ne dorëzojmë çdo projekt në kohë dhe në cilësinë më të lartë, qofshin ato
ndërtime komplekse, apo të pazhvilluara me parë për sa përket teknologjisë apo llojit të konstruksionit. Ne mund të veprojmë sipas
një kontrate tradicionale, projektim-zbatim apo sipas një kontrate bazuar në paketa të ndryshme pune, si pjesë e një projekti
madhor.
LLAZO zhvillon pronat duke hartuar, krijuar dhe menaxhuar ndërtimin në emër të klientëve si kontraktor kryesor, si partner
apo si bashkëinvestitor.