LLAZO përzgjedh me kujdes çdo material që do të përdoret në prodhimin e betonit, pasi ato janë kyçi për një beton me parametra të larta dhe ekonomik.
Të gjithë përbërësit e betonit, çimento, agregatet dhe aditivët janë të
pajisur me certifikatë cilësie sipas standarteve shtetërore.
LLAZO merr dhe teston kampione në çdo 100 m3 të prodhuar.
C16/20 - C40/50 C45/55
Me dendësi që varion nga 2200-2500 kg/m3 janë forma më e zakonshme e betoneve, që përgatiteten në
impjant dhe transportohen në kantier në kohë të shpejtë për të garantuar cilësinë më të lartë.
Fibrat mund të jenë prej propileni, qelqi apo metalike, të cilat përmirësojnë ndjeshëm karakteristikat mekanike dhe të deformimit. Rritet 2-3 rezistenca në tërheqje, 4-5 ajo në përkulje, 1.5-2 në shtypje dhe mbi 10 herë në goditje. Gjithashtu zvogëlohet nevoja e armimit të strukturës.
Dendësia: 1800-2200kg/m3
Ky lloj betoni ka funksion struktural sic edhe dekorativ, ofron teksturë të lëmuar apo të ashpër, gjithashtu një varietet të
ndryshme ngjyrash.
Dendësia: 500-1800kg/m3
Ky lloj betoni ka funksion struktural si edhe dekorativ, ofron teksturë të lëmuar apo të ashpër, gjithashtu një varietet të
ndryshme ngjyrash.
Ky lloj betoni ka funksion struktural siç edhe dekorativ, me sipërfaqe të lëmuar apo të ashpër, gjithashtu me varietete të ndryshme ngjyrash.
Dendësia: > 2500kg/m3
Përgatitet me materiale mbushëse të rënda, magnezite, barite, ashkat e gizës apo çelikut.
Teknologët e betonit të kontraktuar nga LLAZO janë të aftë të modifikojnë karakteristikat e betonit nëpërmjet përdorimit të
aditive kimike dhe proporcioneve të ndryshme të përbërësve të tij.
Për shembull ne mund të dizenjojmë dhe prodhojmë betone
në varësi të përdorimit të tij apo kushteve dhe kërkesave të kantierit, siç mund të jenë konsistenca, fortësia dhe shpejtësia e ngurtësimit.
© 2023 LLAZO | Made with by: ACS