Rreth Nesh
LLAZO është një ndërmarrje private familjare, me aftësi të klasit të parë në shërbim të gjithë zinxhirit të nevojave të klientit në sektorin e ndërtimit. Ne operojmë sipas një modeli biznesi të integruar që përfshin gamën e plotë të shërbimeve si studim, projektim, prodhim, ndërtim, investim, operim dhe mirëmbajte, duke ofruar zgjidhje për organizatat publike dhe private në Shqipëri.
Vizioni
LLAZO është e angazhuar në zhvillimin e një kulture të bazuar në performancë dhe ekselencë. Ne kemi përcaktuar
qartë objektivat e shtrirë në të gjithë veprimtarinë e biznesit dhe duke aplikuar katër elementët e
performancës:
– Fokusi tek klienti
- Inovacioni
- Sjellja e Përgjegjshme
- Zhvillimi i punonjësve
Do të arrijmë vizionin tone për të qenë kontraktori i zgjedhjes së parë për të gjithë klientet, të aftë për
të sfiduar dhe ndryshuar praktikat e vjetra të cilat janë sinonimi i industrisë tradicionale të ndërtimit,
dhe të konkurrojmë përkrah bizneseve novatore.
Fokusi te Klientët
Qëllimi jonë udhëhiqet nga një fokus i palëkundur në kuptimin e plotë të nevojave të klientëve dhe mbajtjen e premtimeve tona, pavarësisht shkallës apo kompleksitetit të sfidës së marrë përsipër. Duke punuar në bashkëpunim me klientët tanë, ne zhvillojmë zgjidhje inteligjente nga koncepti deri në përfundim të projektit. Duke siguruar ekspertizën, burimet më të mira njërëzore dhe teknike ne përmbushim me sukses objektivat lidhur me kohëzgjatjen, koston, cilësinë dhe sigurinë teknike.
Inovacioni
Ne jemi të apasionuar për shfrytëzimin e inovacionit si një forcë pozitive për ndryshim. Ne kemi këtë përqasje në çdo element të veprimtarisë tonë. Në çdo kohë shikojmë sesi mund ti bëjmë më mirë, më thjeshtë, më shpejt, më saktë dhe më të sigurta aktivitetet tona të ndërtimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim fuqishëm investimet në teknologji dhe makineri si një mënyrë e sigurtë për të qënë aktorët dhe konkurentët kryesorë në treg, duke ulur koston, rritur cilësinë dhe shërbimin ndaj klientit. Ne vazhdimisht dërgojmë punojës në trajnime, konferenca dhe panaire të organizuara nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Vazhdimisht përshtatemi me risitë e tregut, përdorim pajisje dhe software-t më të fundit të industrisë, duke sjellë në nivelin më lartë bashkëpunimin Projektues-Investitor-Mbikqyrës-Kontraktor.
Mesazhi i Administratorit
Si një ndërmarrje inxhinierike, LLAZO është e thelbësisht e angazhuar për të luajtur një rol kryesor në ndërtimin e një ekonomie kombëtare më të fortë dhe më të qëndrueshme, mbështetur nga zgjidhje inteligjente dhe efiçente inxhinierike në përgjigje të të cilave do të mund të përfitonte e gjithë shoqëria shqiptare. Vetëm duke u mbështetur në parimet e një zhvillimi të qëndrueshëm, duke shfrytëzuar potencilalin turistik, minierar, hidrik dhe bujqësor ekonomia shqiptare do të kalonte nga një ekonomi mbijetese në një ekonomi mirëqenie.
ALDI LLAZI, Administrator
Ndër vite
1992: Andon LLAZI themelon restorantin e njohur me emrin "Labëria", i cili shumë shpejt kthehet në një emër të njohur kombëtar për cilësinë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Labëria bëhet pikëndalimi kryesor i gjithë automjeteve që udhëtonin në aksin Lushnje-Fier, duke iu shërbyer mbi 1000 personave çdo ditë, por gjithashtu kthehet në një destinacion të preferuar edhe ata nga cilët dëshironin të provonin një drekë të shijshmë apo kalonin një fundjavë jashtë qytetit.
1997: Pavarësisht situatës së rënduar politiko-ekonomike kombëtare, në përgjigje të kërkesës së lartë për shtëpi banimi dhe abuzimit nga operatorët e kohës në treg, Andon LLAZI reagon menjëhere dhe zgjeron aktivitetin e shoqërisë duke u angazhuar në tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe kryerjen e punimeve të thjeshta ndërtimore.
2002: LLAZO arrin të financojë blerjen dhe vë punë impiantin më modern të prodhimit të betoneve të gatshëm në Lushnje, pjesë e një grushti të vogël shoqërishë që kishin një të tillë në Shqipëri në atë kohë. Investimi në përmirësimin e teknologjisë, e cila ishte tepër komplekse edhe e panjohur për kohën, u shoqërua me përpjekje të mëdha në inkurajimin e investitorëve për përdorimin e betonit të prodhuar nga impiantet e posacme, por që në vitet në vijim do të kthehej në një zgjedhje të padiskutueshme.
2005: Përbën gjithashtu një vit kyç ndryshimi dhe zgjerimi për LLAZO, që duke parë potencialin e lartë në fushën e pasurive të paluajtshme, angazhohet në sektorin e zhvillimit të pronësisë duke përzgjedhur dhe zhvilluar disa nga trojet më të mira në qendrën e qytetit të Lushnjes.
2007: Është koha kur Restorant "Labëria", shpronësohet dhe prishet për ti lënë mundësi ndërtimi të superstradës Lushnje-Fier. Portofoli i investimeve mbetet i angazhuar në industrinë e ndërtimit.
2014: LLAZO parashikon qartë fillimin e rënies në sektorin të pasurive të paluajtshme dhe vepron menjëherë duke ulur sasinë e stokut të apartameve, dhe fillon angazhohet në garimin për ndërtimin e pronave publike. Arrijmë të n gremë një bërthamë të fortë inxhinierike duke u shndërruar në një aktor kryesor për ndërtimin e objekteve të veçanta ndërtimore.