Një cikël i mbyllur i projektimit nga procedura e tenderimit deri në ndërtim.
Ne jemi një grup i përkushtuar inxhinierësh dhe profesionistësh që ideojmë dhe zhvillojmë projektin sipas nevojave të klientëve. Ne ofrojmë vite përvojë dhe një kuptim gjithëpërfshirës të parimeve të projektimit për të siguruar që projektet të dorëzohen duke përmbushur cilësinë, afatin dhe buxhetin e parashikuar.
Aftësitë tona inxhinierike mbulojnë gjithë ciklin projektimit duke përfshirë:
- Studimin dhe projektin gjeoteknik
- Proceset dhe metodologjine e zbatimit te projektit
- Punimet e përkohshme, skeleri dhe armature
- Punimet e topografisë
- Konstruksionin beton arme, çelik apo druri
- Projektin e inxhinierisë civile, hidroteknike, mjedisore apo elektrike në projektimin e rrugëve, ura, ndërtesa rezidenciale,
shërbimi shumëkateshe
- Rrjetin e furnizimit me ujë apo trajtimi i ujërave të ndotur