Çelësi kryesor dhe më i rëndësishmi i suksesit tonë është drejtimi nga udhëheqës me eksperiencën e duhur për të kontrolluar, menaxhuar, survejuar dhe organizuar. Fitimet e kësaj kompanie janë rrjedhojë e vizioneve të qarta, motivimit dhe suportit të vazhdueshëm ndaj punojësve.
Aldi është një nga aksionerët e shoqërise dhe mban aktualisht
pozicionin e administratorit të shoqërisë. Ai vjen në këtë detyrë pasi
ka mbajtur fillimisht pozicionin e asistentit personal të
administratorit për një periudhë mbi 8 vjecare, duke mbuluar
investimet për zhvillimin e teknologjise, tenderimet, shitjet, dhe
prokurimet. Gjithashtu ai ka qene përgjegjës për koordinimin e
punëve me projektuesit për pronat që LLAZO kishtë në kontratë për
zhvillim.
Aldi është diplomuar me rezultate shkëlqyera nga University College
London (UCL) në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një MSc në
inxhinieri civile po nga ky universitet. Përvec fokusit në zgjerimin e
shërbimeve si një kontraktor i përgjithshëm, Aldi ka përqëndruar
fokusin aktual të shoqërisë drejt zhvillimit të shërbimeve specialiste
dhe inovatore.
Anea është një nga aksionerët e shoqërisë. Ai ka një formim akademik në arkitekturë dhe mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të administratës dhe shërbimeve mbështetëse. Anea është angazhuar në stafin e LLAZO mbi 14vjet më parë dhe ka ngjitur të gjitha shkallët hierakike. Ai njeh shumë mirë të gjithë strukturat dhe mekanizmat funksionale të shoqërisë dhe koordinon shërbimet nga furnitori tek klienti më fundor.
Kosta është transferuar tek LLAZO në vitin 2018 për të mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm teknik. Ai është diplomuar në inxhinieri ndërtimi dhe ka një eksperiecë pune mbi 40vjecare. Më përpara ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit Teknik në disa shoqërine të sukseshme shqiptare dhe ka drejtuar vepra madhore inxhinierike, sic Bypass Plepa-Kavaje, Rruga Korcë-Qafë Plloc, ura e varur në Pëllumbar Përmet, ura mbi lumin Drino apo dhjetra objekte civile në Tirane dhe Durres. Kosta është angazhuar drëjtpërdrejtë në koordinimin e punëve në kantiere, monitorimin e kostove dhe zgjidhjve teknike. Ai gjithashtu kujdeset për zhvillimin e metodologjive të reja ndërtimore.
Ariola ka një eksperiene pune mbi 10 vjecare pranë LLAZO. Ajo është diplomuar në degën financës dhe mban titullin kontabël i miratuar. Ariola vazhdimisht zhvillon dhe menaxhon proceset për mirëmenaxhimin financiar ndërkohë që shoqëria angazhohet në marrëdhenie të ndryshme tregtare dhe ofron një diversitet produktesh dhe shërbimesh. Ajo kujdeset për përmiresimin e vazhdueshëm të rentabilitetit, duke i kushtuar rëndësi të vecantë fluksit të parasë, monitorimit dhe menaxhimit e hapësirave për uljen e kostove operative.
Kompania jonë konsiston në departamente të ndryshme të cilët kontribojnë në misionin dhe objektivat e kompanisë. Grafiku i ndërtimit të kompanisë ka një përmbajtjë të thjeshtë por të organizuar në mënyrë që kompania të funksionojë. Në këtë mënyrë ne minimzojmë burokracitë dhe rrisim eficensën duke bërë çdokënd të numërueshëm dhe të vlerësuar.
© 2023 LLAZO | Made with by: ACS