Në aspektin e kulturës, LLAZO është një organizatë në pritjë gjithmonë e më shumë të suksesit, një kompani e kërkuar në aspektin e performancës, arritjes dhe besnikërisë.
Sot kjo kulturë është forca unifikuese për të gjitha aktivitetet tona: Këto janë parimet tona dhe ajo për cfarë ne punojmë, si ne sillemi dhe çfarë aspirojmë për t'u bërë si një organizatë. Është besimi i përbashkët në vizionin e kompanisë ajo që bën punonjësit tanë të shohin me milje larg në një projekt ku ndoshta askush tjetër nuk është duke i kushtuar vëmendje dhe përfundimi të jetë i suksesshëm. Kjo është çfarë na bën ne të punojmë apo mendojmë në faktin se si mund të përmirësohemi. Promovojmë një vend të sigurtë, të shëndetshëm dhe ekologjik.
Bashkëpunimi me Klientët edhe Partnerët: Në kompaninë LLAZO ne i kushtojmë shumë rëndësi dhe bëjmë shumë përpjekje për një sukses reciprok. Ne jemi aleatë të lidhjeve të forta dhe afatgjate me klientët dhe partnerët tanë. Kjo është forcuar si pasojë e nevojave të tyre dhe gadishmerisë sonë duke iu përgjigjur në përputhje me kërkesat. Duke lënë burokracitë mënjanë ne mundohemi ta bëjmë shërbimin tonë suportues, të thjeshtë dhe miqësor.
Partnerët: Partnerët tanë janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për ne, duke filluar nga Organizatat Qeveritare, Mjedisi dhe Organet Mbrojtëse të Diversitetit deri tek furnizuesi, konsulentët dhe komuniteti jonë.
Komunikimi dhe Grupet e Punës: Suksesi i kompanisë sonë nuk është rreth një apo dy personave. Ne vlerësojmë komunikimin e hapur dhe punën në grupe, e cila është vazhdimisht e reflektuar në atë çfarë apo si ne operojmë. Për ne është gjithmonë kënaqesi të shprehim dhe diskutojmë idetë tona rreth faktit se si ne mund të bëhemi më të denjë, kur te marrim iniciativa apo si të zgjidhim një problem të caktuar. Ne si skuadër jemi gjithmonë e më shumë të paduruar për të përtërirë dhe udhëhequr industrinë e zhvillimit të ndërtimit.
Njerëzit: Ne jemi entuziast për atë çfarë ne bëjmë si në suportimin e biznesit tonë ashtu edhe në ndjekjen e qëllimit të karrierës sonë personale. Kjo është ajo që na bën ne të mundur të joshim dhe të ruajmë më të mirën që një industri ka për të ofruar. Rrisim karrierën përmes zhvillimit profesional dhe mundësive të avancuara. Ne fuqizojmë punonjësit në mënyrë që ata të jetojnë me vizionin dhe strategjinë duke përmirësuar pajisjet, informacionin dhe burimet. Ne suportojmë një mjedis pune gjithëpërfshirës, stimulues dhe krijues që vlerëson diversitetin.
Etika: Integriteti i pa kompromis, sinqeriteti dhe drejtësia janë në zemër të biznesit tonë.
Shëndeti dhe Siguria: Ne kemi objektiv eleminimin e të gjithë aksidenteve të mundshme. Dhe kur ne themi të gjithë, nënkuptojmë të gjitha aksidentet nga ato me pasojë të një demtimi serioz deri tek siguria minimale. Kjo politikë është duke u arritur me anë të rritjes së ndërgjegjësimit, zbatmit dhe respektimit në menyrë strikte ndaje rregullores së ndërtimit.