Faqa është në ndërtim

SHËRBIMET TONA

Projektim

Arkitektët dhe inxhinierët e punësuar apo kontraktuar nga LLAZO janë ndërmjet atyre më të mirë kombëtar apo ndërkombëtar, të gatshëm të konceptojnë, projektojnë apo japin zgjidhje për do situatë. Diversiteti i projektimeve fillon nga ndërtesat e thjeshta një katëshe, deri tek qiellgërvishtësit, rrugët e kategorive të ndryshme, urave, tuneleve, porteve, aeroporteve, stadiumeve apo edhe qëndrave Olimpike. Me ekperiencë disavjeçare dhe kohërent me zhvillimet botërore, ata kontribuojnë në industrinë e ndërtimit me rrugëzgjidhje të qëndrueshme, të shpejta, me kosto efektive dhe cilësi të lartë.

Menaxhim Projekti

Duke punuar përkrah me klientët, ne mund të kontribojmë në përcaktimin e objektivave të biznesit edhe ambjentet e nevojshme të ndërtesës. Ofrojmë një spekter të gjerë shërbimesh duke u angazhuar në përcaktimin e kritereve të projektit, tenderimin, përcaktimin e kushteve të kontratës e deri tek zbatimi apo mirëmbajta e veprës. Ekspertët llogarisin koston e projektimit dhe zbatimit, menaxhojnë materialet, proceset e punës në mënyrë që të minimizojnë humbjet apo mbetjet. Gjithmonë duke ruajtur interesat e klientit edhe mjedisit.
LLAZO është e gatshme menaxhoj edhe ndërtoj objektin vet në interes të klientit ose mund të ofrojë shërbimet e konsulentit apo menaxherit në zbatim.

Ndërtim Objektesh

Ndërtimet cilësore janë ato çka ne dimë të bëjm më së miri, duke angazhuar në ngarkim të zbatimit të projektit skuadrën më të mirë të inxhinierëve dhe profesionistëve të ndërtimit. Shërbimet tona në fushën e ndërtimit përfshijnë të gjithë aktivitetet e ndërtimit duke filluar nga themelet e deri tek rifiniturat apo arredimi i brendshëm. Kompleksiteti i armatura nuk është aspak problem për mjeshtrat tanë.
LLAZO përdor teknologjinë më të lartë në ndërtim dhe menaxhim duke reduktuar ndjeshëm koston, garantuar cilësinë apo eliminuar rreziqet e ndryshme.

NDËRTIM INFRASTRUKTURE

Me fokus gjithnjë në rritje për të përmiresuar edhe dorëzuar veprat infrastrukturore urbane edhe industriale në cilesinë më të lartë në një kohë më të shpejt duke i dhënë më tepër vlerë çdo projekti.
LLAZO ka kapacitet të riparojë, ndërtoj edhe mirëmbaj çdo lloj vepre infrastrukturore. Kompania është tepër elastike edhe e aftë të punojë edhe në partneritet publik-privat apo kontrate koncesionare.

SISTEME UJËSJELLJE DHE KANALIZIMESH

Ndërtim, mirëmbajtje edhe riparim çdo lloj projekti hidraulik duke filluar nga veprat e kullimit e vaditjes a deri tek digat apo tunelet hidroteknikë.

IMPIANTE DHE PAJISJE NDËRTIMI ME QERA

Impiante Dhe Pajisje Ndërtimi Me Qera

NA KONTAKTONI

ZYRA KRYESORE

Jeni të lutur të na kontaktoni për çdo ceshtje në lidhje. por jo të kufizuar, me produktet, shërbimet, ofertat tona, punësim apo ndonje ide e veçante biznesi.